Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian – mes tyre edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Lirimi i tyre është bërë për mungesë provash.
Sipas burimeve jozyrtare ka qenë një person i jashtëm ai që ka qëlluar drejt dy automjeteve dhe që ende është në kërkim nga policia.
Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave në vendngjarje duket se kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe ngriti disa hipoteza dhe pista hetimi.
Pritet që nesër policia të dalë me një komunikatë të plotë ku të sqarojë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Salari të Tepelenës.
BalkanWeb