Që prej së hënës, në ekranin e News 24 rikthehen dy prej emisioneve më të ndjekura nga publiku shqiptar, “Vila 24” dhe “Me Zemër të Hapur”, tashmë me një sezon të ri, me studio tërësisht të reja dhe përmbajtje më të pasura, por gjithashtu fillon edhe një emision i ri.
“Vila 24”, që transmetohet çdo ditë të javës nga 9:00-11:00, vjen këtë sezon me një studio shumë të bukur, me një atmosferë më të ngrohtë dhe një format të pasuruar me rubrika të reja. Emisioni do të sjellë:
* Rubrikën e gatimit, ku receta të shijshme do të përgatiten live nga kuzhinierja jonë dhe të ftuar të veçantë,
* Intervista me personazhe të jetës publike,
* Tema sociale dhe problematika të aktualitetit, të trajtuara me delikatesë dhe thellësi.
* Materiale e perzonazhe të jetës së përditshme që do të vijnë nga terreni.
* Rubrika të reja dedikuar shëndetit, fëmijëve, amvisave e mirëqënies.
* Interaktivitet me shikuesit e lojra argëtuese. E sigurisht që shumë detaje do të zbulohen gjatë rrugës në një sezon të gjatë që na pret çdo mëngjes në ekranin e News24. Stafi ju pret në një “Vilë” të re, ndërtuar me shumë dashuri nga e hëna në News24.
Ndërkohë, “Me Zemër të Hapur”, emisioni më i ndjekur i mesditës, do të vazhdojë të sjellë në fokus historitë njerëzore më të forta, dëshmitë tronditëse dhe rastet e denoncimeve për:
* Dhunë në familje,
* Shkelje të të drejtave njerëzore,
* Ngjarje të pazgjidhura që kërkojnë drejtësi dhe vëmendje publike.
“Oponenca” do jetë emisioni i ri elitar në ekranin e News 24, që duke nisur nga kjo javë do të vijë të mërkurave në orën 21.00 me një sy kritik, pa filtra, dhe me pyetje që nuk bëhen për t’u pëlqyer.
Në qendër të debatit do të jenë ngjarjet më të nxehta, deklaratat më sfiduese dhe faktet që kërkojnë një zë ndryshe.
Shpend Gashi do të sjellë përballje, analizë dhe kundërpyetje, aty ku fjalët peshojnë më shumë se premtimet.
Kur politika bëhet teatër, “Oponenca” është studio ku shihet pas perdes.
Nën drejtimin profesional dhe të angazhuar të autoreve Anila Çela, Evis Ahmeti dhe Shpend Gashi, të tre emisionet premtojnë një sezon emocionues, me përmbajtje të dobishme, emocione të forta dhe momente që prekin zemrat e publikut.
Qëndroni në News 24, me emisionet “Vila 24” dhe “Me Zemër të Hapur” dhe “Oponencë”, pa harruar emisionet e tjera që tashmë janë në rrugëtimin e tyre!
BalkanWeb