Moto GP/ “Rikthehet mbreti”, mediat spanjolle i bëjnë jehonë suksesit të Marc Marquez

Marc Marquez është kampioni i ri i botës në MotoGP për vitin 2025. Falë vendit të dytë të arritur të dielën në pistën e Motegi, në Japoni, piloti spanjoll i Ducati ka fituar matematikisht kurorën e kampionit. Ky është titulli i shtatë në MotoGP, i nënti në total në garat e motociklizmit (ka edhe një titull në kategorinë Moto2 dhe një në 125cc). Një titull që vjen 6 vjet nga hera e fundit (2019, asokohe me Honda). Gara e zhvilluar në Motegi u dominua nga italiani Francesco Bagnaia (Ducati), që një ditë më parë pati fituar edhe garën sprint. Marquez nuk bëri asnjë cmenduri për fitoren, por u mjaftua më vendin e dytë, që i dha titullin.

Në podium u ngjit edhe Joan Mir me Honda (i treti), që rikthehet në podium pas 4 vitesh. Gjithsesi, fakti që Marquez shpallet kampion lë gjithcka tjetër në hije, ndërkohë që duhen edhe 5 gara që të mbyllet sezoni. Asnjë pilot nuk kishte fituar titullin kampion pas 6 vitesh pritje. Lot dhe emocione për spanjollin, që barazon rekordin e Valentino Rossi, në një sezon që dominoi totalisht. Duket se vitet e vështira mes operacioneve e rrëzimeve tashmë janë lënë pas.

Ditën e sotme të përditshmet prestigjoze spanjolle i bën jehonë fitimit të titullit kampion në Moto GP të pilotit spanjoll Marc Marquez.

Marca
 
Mundo Deportivo
 
Sport
 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×