“Peleshi, ‘edukator’ i opozitës, por ju duhet fjalori i Shqipes”, Gjekmarkaj ironizon deputeten Zegjine Caushi: Vjen me gëzim për të votuar, por…

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, nga seanca plenare nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ajo tha se në këtë sallë duhet të mbizotërojë debati dhe jo të diskutohet për procesverbalin.

Mes të tjerash ai ironizoi Peleshin, duke e cilësuar si ‘edukator të opozitës’.

“Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×