Sara Mila akuza ndaj deputetëve të opozitës: Ankohen se nuk flasin, ishim përgatitur për debat politik por…

Deputetja e PS, Sara Mila, në deklaratën e saj në Kuvend tha se deputetët e opozitës e shkatërruan debatin më të rëndësishëm sipas saj, siç është ajo e projekteve. Mila pretendon se në këtë debat si deputetet e re ishte përgatitur për debat politik.

Ajo tha se historikisht në parlamentin shqiptar deputetët e PS kanë punuar, dhe sipas saj, të PD kanë shkatërruar.

Mila:Për çfarë normaliteti keni folur se mua krejt normale më duket kjo gjë. Unë që kur kam qenë e vogël dhe kam ndjekur parlamentin nga shtëpia, këtë normalitet kam parë, këta shkatërrojnë dhe këta punojnë. Të jesh në normalitetin e përhershëm të një parlamentit nuk është asgjë normale. Këta flasin linxhojnë publikisht dhe akuzojnë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në debatin më të rëndësishëm që ishte ajo për debatin për projektet, për të gjithë programit që ne do të kishim. Ishim përgatitur edhe ne deputetët e rinj, ishim përgatitur për debatin politik. Ndërkohë këta na e shkatërruar këtë mundësi, siç kanë shkatërruar gjithçka deri më sot. Dhe vijnë këtu që ‘ne nuk kemi mundësi të flasim’, ata kanë folur. Hapeni procesverbalin keni 15 te folura pa mikrofon. Sigurisht të patranskriptuara në procesverbal. Sepse kanë qenë ofendime, sharje, akuza dhe gjuha e përhershme e këtyre. Do e kisha dhe një propozim shënojeni dhe atë në proces verbal e le të ngelet ai proces verbal në turpin e Kuvendit. Se si ata nisën të denigronin një grup njerëzish pa njohur pa i ditur, apo bërë më parë asnjë debat me ta. Dhe ndoshta kështu do ta shihni dhe shqiptarët dhe çfarë ndodhi në realitet me këtë seancë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×