Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur mbështetje të plotë për angazhimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, sidomos për përpjekjet e presidentit Donald Trump për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme në Gaza.
Sipas Shehut, Planit i Trump për 21 pika ka shërbyer si një mundësi e vlefshme për një stabilitet afatgjatë në rajon, duke larguar mundësinë e përshkallëzimit të dhunës dhe terrorizmit.
Ai theksoi rëndësinë që Shqipëria duhet të ndjekë një politikë të qartë mbështetëse për këtë iniciativë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Presidentit Trump, te gjithe mbeshtetjen per paqen ne Gaza e stabilitet ne Lindjen e Mesme.
Trump perseri ne rolin e paqe vendosesit, tashme ne Lindjen e Mesme.
Sic jane sinjalet edhe takimi i sotem i tij me Netanyahu ka qene nje hap shume i rendesishem drejt nje mareveshje mbi bazen e Planit me 21 pika te Trump.
Nje impenjim i pa zevendesueshem ky i Trump dhe ShBA per nje armepushim e nje paqe te qendrueshme ne ate zone.
Me interes kjo jo vetem per te ndaluar luften, vuajtjet e atyre njerezve, por dhe per te mos ndodhur perseri ngjarje makabre si 7 Tetori, vrasje, rembime pengjesh, perdhunime….
Per krijimin e kushteve qe dhe banoret e Gazes te jetojne ne qetesi, jo nen tmerrin e luftes e vdekjes, ne paqe me fqinjet.
Te lire nga keqperdorimi qe u bejne atyre organizatat terroriste si Hamas etj.
Gje qe do te krijoje kushtet e verteta per nje paqe e stabilitet te gjere ne ate Rajon te trazuar te globit, per nje bashkejetese te shumepritur, ku askush te mos kerkoje perjashtimin e tjetrit.
Clirimin e tij nga cmendurite e radikalisteve, fondamentalisteve e terroristeve.
Per te eliminuar nje konflikt me pasoja shume me te gjera se ajo zone.
Si nje kontribut ky tejet i rendesishem i ShBA per paqen ne bote, si nje tjeter zhvillim i konsolidimit te rolit te asaj epiqendre te lirive e stabilitetit, ne ate pozicion kaq te nevojshem per njerezimin.
Te gjitha forcat e qeverite demokratike, duhet te shprehen qartesisht ne mbeshtetje te Planit Trump e te evitojne cdo aventure populiste, cdo “protagonizem”, qe mund te behen pengese ne implementimin e tij.
Shqiperia pa dyshim duhet e ndjek hap pas hapi ShBA ne ate Rajon, si dhe ne gjeopolitiken e pergjitheshme.
BalkanWeb