Alarm para ndeshjes ndaj Serbisë, dëmtohet mbrojtësi i Kombëtares

Lajm i keq për Shqipërinë, në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Serbisë. Mbrojtësi kuqezi i Torinos, Ardian Ismajli pësoi dëmtim në ndeshjen e kësaj të hënë ndaj Parmës, duke u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 77-të.

Bëhet fjalë për një lëndim në kofshën e djathtë dhe do të jenë analizat mjekësore ato që do të tregojnë diçka më shumë rreth situatës.

28-vjeçari, deri tani ka luajtur 3 ndeshje me Torinon. Ai u transferua në Torino, nga skuadra e Empolit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×