Veliaj në Kushtetuese/ “Jo më kot solla rastin e Agim Kajmakut…”, Artan Hoxha: Kryetarin e Bashkisë Vorë e hoqi KQZ, ndërsa të Tiranës…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke diskutuar me ankimimin e Erion Veliajt në Kushtetuese, solli në vëmendje rastin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili pavarësisht se u hoq, fitoi cështjen dhe mori 500 mijë euro dëmshpërblim.

Hoxha thotë se vendimi për shkarkimin e Veliajt ishte politik dhe është habi që juristët e tre institucioneve nuk thanë asnjë fjalë. Megjithatë, gazetari Hoxha thotë se surpriza më e madhe e kësaj cështje është Presidenca…

Artan Hoxha: “Jo më kot solla shembullin e Kajmakut të Vorës, që me një vendim të Gjykatës Administrative mori 44 rroga. Minimalisht ai mori gjysmë milioni euro. Ka ngjashmëri ky rast me Veliajn sot. Mandatin Kajmakun ia ndërpreu KQZ dhe jo Këshilli i Ministrave. Për Veliajn ishte vendim politik në kohë rekord. Juristët e tre institucioneve, të Bashkisë Tiranë, Prefekturës dhe Kryeministrisë ndërkohë nuk bënë asgjë.

Për fat, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese e mori shpejt rastin për shqyrtim të Veliajt. E vetmja gjë që më ka surprizuar, është Presidenca, që nuk është shprehur fare. Ne do presim nëse do shprehet, mund ta kalojë në heshtje, por mund të dekretojë zgjedhje.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×