Përndoqi 22-vjeçaren, arrestohet 50-vjeçari në Korçë, i gjendet edhe thikë

Në Korçë, ku një 50-vjeçar është arrestuar për përndjekje dhe kanosje ndaj një vajze 22-vjeçare.

Ai dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar me fjalë viktimën, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet një thikë. Policia e Korçës ka ndërhyrë menjëherë pas denoncimit të vajzës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka kanosur me fjalë një 22-vjeçare. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik, 50-vjeçarit iu gjet një mjet prerës thikë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×