Plani i paqes i Trump për Gazën! Shehu: Iniciativë e jashtëzakonshme. Impenjimi i SHBA-ve, për të sjellë stabilitet në një rajon të trazuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur për planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, duke e cilësuar atë si një iniciativë të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për News24, Shehu tha se ky plan është një angazhim i madh për të stabilizuar Gazën dhe për të nxjerrë grupet terroriste nga enklava.

Sipas tij, plani i Trump, i cili ka 21 pika, është një mundësi për të siguruar të drejta për palestinezët dhe për të mos i lënë ata të përdoren si “mish për top” nga Hamas. Shehu gjithashtu kërkoi që Qeveria shqiptare të mbështesë këtë plan dhe të dalë nga heshtja, përndryshe, siç tha ai, kjo mund të interpretohet në mënyra të ndryshme.

Deputeti i PD Tritan Shehu: Iniciativa e presidentit amerikn Donald Trump është e jashtëzakonshme, për të zgjidhur një nga konfliktet, më komplekse, me histori mijëra vjeçare. Është impanjim i madh, për të stabilizuar Gazën dhe për të nxjerrë grupet terroriste jashtë enklavës. Plani parasheh që palestinezët të kenë të drejta, ata mos përdoren si mish për top nga ana e Hamasit.

Plani 21-pikësh i Donald Trump duhet përshëndetur nga të gjithë. Qeveria shqiptare duhet të mbështesë këtë plan. Trump po bën rolin e paqebërësit në botë, me SHBA-të që kërkojnë demokraci dhe liri për njerëzit. Qeveria shqiptare duhet të dalë nga heshtja e të reagojë, se ndryshe tingëllon keq dhe interpretohet në mënyra të ndryshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×