Gjatë intervistës në Log, avokat Spartak Ngjela, tha se superioriteti i kryeministrit Edi Rama qëndron në pushtetin e tij si kryetar. Ngjela kujtoi bisedën e bërë dikur me Ramën para se të konkurronin për bashkinë e Tiranës, kur i pohoi se do të merrte PS.
“E dini ju si e kanë komunistët partinë, si nënë e baba, ajo është parti e rinovuar sot. Po të mos merrte partinë asgjë s’mundte dot. Ma ka thënë mua në bisedë: Do të marr partinë. Kur ishim në marrëdhënie miqësore, më tha dua të marr PS, këto të tjerat nuk vlejnë. Se mos mora unë PD. Këta i mban Saliu. S’kanë konkurrencë këta”, tha Ngjela.
BalkanWeb