Pas përfundimit të takimit mes PD dhe përfaqësuesve të aleatëve në lidhje me emrin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e parakohshme në Tiranë,
Belind Këlliçi dhe Ilir Alimnehmeti kanë dhënë një deklaratë për mediat duke dhënë detaje mbi atë çfarë është diskutuar.
Të pyetur nëse do të marrin pjesë në zgjedhje në rast se presidenti Bajram Begaj i dekreton, demokratët janë përgjigjur se mbetet në dorën e forumeve të larta të partisë që të vendosin.
Alimehmeti: Do t’ua lejojmë ekspertëve të diskutojnë për reagimin, Ne jemi për bashkimin e gjitha forcave të opozitës bashkë.
Këlliçi: I takon forumeve të larta të PD të diskutojë. Kemi deklaruar tashmë që nuk bojkotojmë zgjedhjet por kjo mbetet për t’u parë.
Brenda dy ditësh besoj se do të kemi një mbyllje të takimeve formale.
BalkanWeb