Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Shkodër. Një vajzë 2 vjeçe ka rënë aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skëndërbeg’. Pasi mori mjekim në spitalin e Shkodrës, fëmija është transportuar në QSUT, për ndihmë të specializuar.
“Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, sqaron policia.
BalkanWeb