Me energji dhe përmbajtje të re, nis sot në News24 emisioni i ri “Oponencë” me Shpend Gashin

Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, nis një emision i ri në televizionin News24. “Oponenca” do të jetë emisioni elitar që sjell një sy kritik, pa filtra, dhe pyetje që nuk bëhen për t’u pëlqyer.

Në qendër të debatit do të jenë ngjarjet më të nxehta të ditës, deklaratat më sfiduese dhe faktet që kërkojnë një zë ndryshe. Shpend Gashi, në bashkëpunim me gazetaren Anduena Llabani, do të sjellë përballje të drejtpërdrejta, analiza të thella dhe kundërpyetje, aty ku fjalët peshojnë më shumë se premtimet.
Kur politika bëhet teatër, “Oponenca” është studio ku shikohet pas perdes.

Nën drejtimin profesional dhe të angazhuar të Shpendit dhe Anduenës, emisioni i ri premton debate të guximshme, informim të saktë dhe perspektiva të reja që do të sfidojnë mendimet konvencionale.

Mos e humbisni sonte në News24, ora 21:00, fillimin e një eksperiencë televizive të re dhe dinamike!

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×