Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, i ftuar në programin e drekës në News24, përballë moderatores Ola Bruko, komentoi qëndrimin e deritanishëm të Erion Veliajt në burg, dhe nëse ky i fundit mund të flasë apo jo diçka.
Ai tha se qëndrimi i Veliajt është për llogari të këtij procesi gjyqësor, ndërsa nuk komentoi gjatë nëse ish-kryebashkiaku ka diçka që mund të flasë apo jo.
“Nuk e di. Mendoj se qëndrimi i tij është në llogari me këtë proces gjyqësor. Unë kam bërë dhe një sugjerim miqësor për të, por nuk është marrë në konsideratë. Varet dhe me kë konsultohet. Nuk mund të paragjykoj asgjë!”, tha ai.
BalkanWeb