UEFA Europa League, arbitri shqiptar drejton të enjten sfidën Viktoria Plzeň – Malmö

Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plzeň – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.

Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.

Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion města Plzně”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×