Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje të sahatit të Gjirokastrës, të cilin e cilësoi të rijetësuar, “bashkë edhe me kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit”.
Rama u shpreh se kjo vjen “si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës”.
“MIRËMËNGJES dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
BalkanWeb