Kandidat potencial i opozitës për garën në Tiranë, Florian Haçkaj e mirëpret: Një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar

Teksa është një nga kandidatët potencialë të opozitës për të garuar për bashkinë e Tiranës, Florian Haçkaj ka thyer heshtjen. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka mirëpritur lajmin në fjalë.

Haçkaj shprehet i nderuar që emri i tij është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ndërsa falënderon të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.

Reagimi i plotë
Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë.
Me respekt,
Florian Haçkaj

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×