Pas shpalljes së dekretit të presidentit se më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki, ‘topi’ tashmë i ka kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ do të merret me përgatitjen, procesin e administrimit të zgjedhjeve sa i përket akteve që do të duhet të ndërmarr.
Bëhet fjalë për caktimin e një date se kur do të duhet të regjistrohen partitë si garuese dhe më pas regjistrimi i kandidatëve.
Gazetari Ergys Gjençja raportoi në një lidhje live për News24 se KQZ ka nisur nga puna, ndërsa pritet që në ditët në vijmë të kemi mbledhje të Kryekomisionerit, Ilirjan çelibashi, për të mbarëvajtur zgjedhjet. Po ashtu ngelet ende pikëpyetje nëse në këto 6 bashki do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.
BalkanWeb