Ndryshime në qeveri! Kush janë dy zëvendësministrat që largohen, emri i ri që vjen

Ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, mes tyre dhe disa ndryshime në përbërjen e institucioneve.
Mësohet se Miriam Shyti është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë, Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave.
Po ashtu, Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×