Deputeti i PL, Tedi Blushi debatoi me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Blushi kërkoi ndalimin urgjent të pagesave për inceneratorët të cilët ai i quajti “fantazma”.
Blushi vijoi më tej polemikat duke e quajtur ministrin e Mjedisit avokat të kryeministrit. Ai paralajmëroi Jaupajn se duke vijuar pagesat për inceneratorët ai rrezikon të përfundojë para drejtësisë.
Blushi theksoi gjithashtu se Tirana është mbytur nga mbeturinat, ndërsa raporti i progresit për integrimin në BE evidenton shqetësimet për mosplotësimin e standardeve europiane në menaxhimin e mbetjeve.
Tedi Blushi: Ndërprisni urgjentisht pagesat per inceneratorët fantazme. Po vidhni dhe po bëheni gati për burg. Ku e ke inceneratorin e Tiranes? Mos bej avokatin e pronarit faktit, Edi Rames. Sillni ligj per mbetjet per interesa te mafias se plehrave. Tirana eshte permbytur nga plehrat. Flisni per integrimin ne BE por raporti i Progres-Raportit thote shprehimisht se “Ndërtimi i një incineratori të ri në Tiranë sjell shqetësime në rritje në lidhje me përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së për mbetjet, përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit. Për më tepër, politikat e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nuk synojnë të arrijnë objektivat e riciklimit të BE-së për vitin 2030”
Jeni thirrur në Komision per te dhene llogari jo per te recituar mashtrimet e Edi Rames. Nuk mund t’i shmangeni llogaridhenies per te mashtruar Komisionin e Ligjeve. Duhet te nisnit fjalen me nje ndjese te thelle publike per vjedhjen e shqiptareve me aferen e inceneratoreve. Po vidhni shqiptaret dhe as jepni llogari. A jeni gati dhe ju te beni burg per Edi Ramen? Na tregoni ku ndodhet inceneratori fantazme i Tiranes. Pse nuk punon inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit?
Plehrat mbyten dhe helmuan me tym toksik qytetaret e Elbasanit dhe Vlores se mbetjet digjen në natyrë dhe ju vini ketu beni propagandë. Kush mban pergjegjesi per ndotjen e cilesise se ajrit ne Tirane disa here mbi normat e lejuara te OBSH. Qytetarët në Tiranë po humbin jeten nga ndotja e ajrit.
BalkanWeb