Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë/ Baçi: Opozita është shumë vonë, mund të rikuperojë atë që nuk u bë në 11 maj

Analisti, Agim Baçi, në një intervistë në News 24 tha se PD duhet ta kishte menduar kandidatin për Bashkinë Tiranë, sipas tij, që ditën që u arrestua ish-kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas tij, opozita mund të rikuperojë atë që nuk u bë më 11 maj.

Baçi: PD është shumë me vonesë. Sepse pasuesi n e Veliajt duhet ta kishte menduar që pas 10 shkurtit ditën e arrestimit të Veliajt. Sepse partia opozitare mendon për zgjedhje të parakohshme, lokale apo qendrore.

Është shumë vonë sepse këshilli bashkiak që bëri atë në kushtetuese duhet ta kishte bërë më parë. Lojën me Gjykatën Kushtetuese duhet ta kishte bërë më parë PD. Nuk anashkalohet Tirana një vënie e vështirësisë së Ramës në Tiranë është një pikëpyetje shumë e madhe për Ramën.

PD mund të rikuperoje atë që nuk u bë në 11 maj. Hapin rrugën për të gjetur një kandidat. Pra është një hapje për aleancën me qytetarët.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×