“Bën fushatë për Sara Milen”/ Punonjësi i Burgut e hodhi në gjyq për shpifje, GJKKO pushon çështjen për Flamur Nokën: Nuk provohet fajësia

GJKKO ka marrë vendimin për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, ndaj të cilit kishte një kallëzim penal për shpifje.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen për Nokën.

Padia u bë nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste. Burgu i Peqinit, tha Noka në denoncimin e tij, ishte kthyer në shtab fushate elektorale për kandidaten socialiste, Sara Mila.

Por Vishkulli e kallëzoi Nokën për shpifje dhe fyerje, ndërsa gjatë gjykimit pala akuzuese mësohet se është tërhequr nga padia.

Noka në denoncimin që bëri gjatë fushatës elektorale, publikoi një listë me mbi 10 persona, efektivë burgjesh, për të cilët tha se ishin në shtabin socialist dhe bënin fushatë për kandidaten e Qarkut të Elbasanit Sara Mila, ndërsa sipas tij ushtronin presion dhe kërcënime ndaj kolegëve për heqje nga puna nëse nuk votonin atë.

Demokrati deklaroi gjithashtu se në lokalin e një prej efektivëve ishte mbajtur edhe një takim elektoral për këtë qëllim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vendimi

“I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;

2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.

3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “-

Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.

-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.

Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment, i ngarkohen palës së dëmtuar akuzuese.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 03.10.2025″.

Screenshot 104
Screenshot 104

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×