Babai i Denis Ruçit përfundon në spital pas 19 ditësh, refuzon së ndaluari grevën e urisë dhe shtrimin në spital

Pano Ruçi është babai i Denis Ruçit, një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi.

Ruçi prej 19 ditësh, vijon grevën e urisë para Parlamentit grek në Athinë në shenjë proteste. Ai kërkon zhvarrimin e djalit të tij 22-vjeçar, gjë që Prokuroria e Larisës ka dhënë aprovimin por babai i Denis Ruçit këmbëngul në vazhdimin e kësaj greve, për arsye se kërkon të identifikohen shkaqet e vdekjes të së birit.Së fundmi, gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar, duke përfunduar në spital.
Nëpërmjet një njoftimi nga mjekët e Pano Ruçit, mësohet se ky i fundit i është nënshtruar analizave dhe ekzaminimeve klinike, kardiologjike dhe patologjike.

Ekipi i mjekëve kanë bërë publike se Ruçi rrezikon që organet t’i dështojnë nga mosushqyerja. Gjithashtu, ai ka një histori personale të hipertensionit dhe të aritmisë kardiake.Raportohet se, ai ka përjetuar ditën e djeshme një lodhje ekstreme, përgjumje, episode hipoglicemie dhe mpirje të gjymtyrëve të poshtme.
Ruçi ka humbur gjithsej 10 kilogramë që nga fillimi i grevës së urisë, ndërsa analizat e gjakut tregojnë prezencën e substancave që kanë ardhur si pasojë e ushqyerjes së reduktuar.
Pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend ndalojë grevën e urisë derisa kërkesat e tij të plotësohen.

Përpos kësaj, Pano Ruçi ka refuzuar të shtrohet në spital për të marrë mjekim të nevojshëm për diagnozat e dhëna nga autoritetet shëndetësore greke.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×