Rreziku nga zjarret, Rama tregon planin e masave: Po plotësojmë flotën tonë me helikopterë zjarrfikës dhe drone!

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me Forcat e Shërbimit Zjarrfikës, u ndal te kërcënimet nga zjarret. Ai tha se po përgatitet flota me helikopterë për fikjen e zjarreve, apo me dronë për evidentimin e flakëve.

“Përfaqësuesit e pushtetit lokal fillojnë me telefona, me klithma sepse janë të papërgatitur për rastet e emergjencave. Nëse helikopteri nuk të vjen në atë moment, nuk do të thotë se spo bën atë punë diku tjetër. Nuk duhet të bllokohen linjat e komunikimit nga konfuzioni dhe klithmat e të gjithave, kur përballemi me zjarrin. Ndryshimi i klimës dhe ngrohja është kërcënimi i ri global. Do të vazhdojmë të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet dhe fizikisht, pasi është çelur si proces, Akademia e Forcave Ajrore. Do të nisë në Vlorë përgatitja e pilotëve të rinj. Këtu jemi në një qendër që flet vet kur e shikon. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë, qoftë me porositjen e dronëve, me kamera termike, për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe për të kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit. Jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjelljen. Nuk harroj pa përmendur dhe pasqyrimin e flotës tonë ajrore me avionë zjarrfikës. Kemi nisur punën për sistemet e hershme të alarme. Sot zjarret janë në horizont, por koha kur mund të përballemi me to është e çmuar.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×