A do të ketë një emër për Tiranën? Berisha nga Kryesia e PD-së: Do të vendosim sot modelin për garën elektorale!

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Kreu i kësaj partie, Sali Berisha deklaroi se sot do të vendoset për modelin që opozita do të ndjekë për garën elektorale.

“Mblidhemi sot për të vendosur modelin që do të përzgjedhim si kryesi e PD-së, për garën elektorale për Bashkinë e Tiranës. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të kushtetutës, nga individë të lidhur me krimet, me vjedhjet dhe përvetësimet e mëdha të pronave publike, si Edi Rama dhe kukulla e tij në Presidencë, selia e dhunimit të Kushtetutës, me aktet e tyre, me të drejtë, e mbajnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues. Në këtë kontekst, të debatueshëm, pjesëmarrjen tonë në garën elektorale. Por, për të gjithë ata që e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare, në të cilën kushtetua është letër e vdekur, ligji është letër pa vlerë, të kërkosh Kushtetutë në një regjim autoritar, të bazuar në drogën, është si të kërkosh pika uji në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës janë të pavdekshme. Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie, të vjen i pari në mendje. Është provuar me një efekt destruktiv për opozitën.”, tha ai.

Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×