Përleshja me thika e nxënësve në Kamëz, Xhixho: Dështim total i sigurisë në shkolla, qeveria s’mbron as jetën e të rinjve

Ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku tre nxënës mbetën të plagosur pas një përleshjeje me thika vetëm pak metra larg shkollës, ka rikthyer në qendër të debatit publik çështjen e sigurisë në institucionet arsimore.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shpreh shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës në shkolla dhe dështimin e institucioneve për të mbrojtur fëmijët.

“Ngjarja në Kamëz ngriti edhe njëherë alarmin për mungesën e sigurisë në shkolla,” shkruan Xhixho. Ajo thekson se përplasja me thika, që ndodhi fare pranë shkollës dhe përfundoi me tre të rinj të plagosur, është një tregues i qartë se të gjithë mekanizmat parandalues kanë dështuar. Sipas saj, në këtë institucion arsimor nuk ka pasur as oficerë sigurie.

Deputetja rendit edhe disa raste të tjera alarmante që kanë ndodhur vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti shkollor:

Një 16-vjeçare, nxënëse në të njëjtin gjimnaz, i dha fund jetës pak ditë më parë;

Një 15-vjeçare në Sarandë tentoi të vetëvritej si pasojë e bullizmit në shkollë;

Një 16-vjeçare në Këlcyrë u bë viktimë e abuzimit seksual nga efektivë policie.

Sipas Xhixhos, rreth 70% e shkollave në vend janë të pambuluara me oficerë sigurie, çka tregon një neglizhencë të thellë institucionale.

“Nuk mund të fajësohet më as TikToku dhe as rrjetet sociale. Përgjegjësia është institucionale dhe nis nga qeveria që ka injoruar arsimin për vite me radhë,” shprehet ajo.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×