EMRAT/ Kush janë 2 vëllezërit që dhunuan efektivin dhe terrorizuan komisariatin e policisë

Detaje të reja kanë dalë për dy të rinjtë që dhunuan një efektiv policie dhe thyen kamerën e sigurisë në ambientet e Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Sipas burimeve, autorët janë dy vëllezërit, Deni Selimllari dhe Kejni Selimllari.

Dy vëllezërit kanë terrorizuar ambientet e Komisariatit nr.2 ku përveçse dëmeve materiale kanë kërcënuar dhe efektivë të tjerë policie.

Autoritetet po vijojnë hetimin ndaj kësaj ngjarjeje, ku do të japin masën ndëshkuese ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×