Gazetarja, Sonila Meço, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se që pas vizitës të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit në SHBA, sipas saj, kanë ndryshuar shumë gjëra.
Meço tha se këto ndryshim janë në disfavor të kryeministrit Edi Rama pasi sipas saj, shumë gjëra nuk i kontrollon dot.
Meço: Shikoj që ndarje epokale me vajtjen e Dumanit në SHBA dhe veprimet që rrodhën ndaj saj. Fat që Trump vendosi të shpall luftë ndaj karteleve terroriste. Fat që ai shikon nga fondacioni Sorros, që ka ndihmuar për forcimin e pushteti dhe autokracisë. Unë mendoj që zgjedhjet e reja që do të bëhen për SPAK-un, Rama do të mundohet që të luajë deri në fund gurin e tij të fundit. Por në shah nuk janë vetëm gurët e Ramës. Kësaj radhe në shah kanë hyrë edhe gurë që nuk i kontrollon. Kështu unë jam shumë e interesuar se si do të shkojë kjo betejë deri në fund. Por beteja e opozitës edhe me votë do të kalojë nga dyert e SPAK-ut ditën që ai do të jetë i aftë të thërrasë njëherë, si dëshmitar dhe nëse është e nevojshme edhe sit ë pandehur Edi Ramën.
BalkanWeb