Bashkia Tropojë ka njoftuar se rruga drejt Bjeshkës së Javorrit është hapur pas ndërhyrjes së Drejtorisë së Shërbimeve dhe punonjësve të saj, të cilët punuan për pastrimin e borës në kushte të vështira atmosferike, me trashësi dëbore që në disa zona arriti deri në 1 metër.
Për shkak të bllokimit nga dëbora, disa persona ishin bllokuar, por falë ndërhyrjes së ekipeve përgjegjëse, ata u transportuan dhe u kthyen në banesat e tyre pa probleme shëndetësore.
Në operacion morën pjesë 10 punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve dhe 1 punonjës i emergjencave civile. Për pastrimin e rrugës u përdorën 2 mjete me zinxhirë dhe 1 fadrome të Bashkisë Tropojë.
BalkanWeb