Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me qytetarë dhe simpatizantë në qytetin e Korçës.
Përmes një video në rrjetet sociale, Salianji ndau atmosferën e ngrohtë të takimit të zhvilluar me demokrëtët që u bashkuan në korin “Liri, demokraci”.
Më herët Salianji u shpreh se rikthimi në Korçë i jep energji për betejat që demokratët kanë përpara, ndërsa shtoi se në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca e vërtetë vjen nga njerëzit.
BalkanWeb