Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ka shprehur kënaqësinë e tij për pranimin e formulës që ka propozuar për zgjedhjet e ardhshme të 9 nëntorit, duke theksuar rëndësinë e një kandidati që ka mundësi reale fitimi. Ai theksoi se kandidatët e shpallur i plotësojnë kushtet.
“Sigurisht që jam i lumtur për këtë gjë, dhe tregon se partitë opozitare e kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë që ti afrohen fitores për zgjedhjet e 9 nëntorit. E pres poziitivisht , dhe më bëhet qejfi që Berisha i bëri thirrje edhe kandidatëve të tjerë. edhe sa më shumë kandidatë të kemi aq më mire është. Janë kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe jam i lumtur që kanë shprehur interesin. Do doja të ishin edhe të tjerë. E rëndësishme nuk është ai që preferoj unë por, është që të zgjedhim kandidatin i cili ka ka shumë shance për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, tha Shehaj
Shehaj shtoi më tej se ka propozuar për partitë opozitare që të pajtojnë një sondazh nga një kompani perëndimore, e cila mund të ndihmojë në zgjedhjen e personit të duhur për kandidimin e postit të kryebashkiakut. Kreu i partisë “Mundësia” theksoi se fushata do të zgjasë pak javë dhe se duhet ti japim Tiranës një kryetar të pakorruptuar.
“Dhe këtë do ta bëjmë edhe nëpërmjet takimeve ose në mënyrë transparente dhe perëndimore. Unë e kam bërë këtë propozim para disa ditësh. Unë i kam bërë propozim edhe partive opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive politike, të gjithë bashkë të pajtojnë një kompani të huaj perëndimore e cila brenda pak ditësh mund të na thotë se cila mund të jetë fituesja. Brenda dy ditëve besoj se mund të dalin përfundimet e sondazhit. Fushata do të zgjasë pak javë. Sondazhi profesional do të jetë mënyra më e mire për të marrë vendimin për kandidatin më të mire. Unë kam tre muaj që kam hedhur iden e kësaj formule për të patur një kandidat jashtë partive politike. Opozita gjithmonë do të vendoset në vështirësi nga mazhoranca, por do të shfrytësojmë hapësirat që kemi dhe të vazhdojmë të punojmë. Rama detyroi presidentin të dilte kundër Kushtetueses.Kemi 12 vite që provojmë në të njëjtën rrugë dhe duhet të provojmë një rrugë të re. Ti japim Tiranës një kryetar të pakorruptuar”, përfundoi Shehaj
BalkanWeb