EMRAT/ Detaje nga aksidenti i Rrugës së Arbrit, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. 5 të plagosurit nisen drejt Tiranës

Zbardhen detaje nga aksidenti i Rrugës së Arbrit, ku dy automjete tip volksvagen dhe audi u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të familjes Kurti. Ata janë Ismail Kurti, 50 vjeç, Luiza Kurti, 49 vjeç, Dile Kurti 53 vjeç,  Adelina Kurti 22 vjeç dhe Devis Kurti 28 vjeç.

Sipas informacioneve të para, pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Burrelit. Por nga gjendja e tyre e rënduar, spitali i Burrelit i ka nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×