Kapitullon Barça, në Sevilla katalanasit humbasin thellë, ndalet edhe Atletico

Një Barcelon zhgënjyese ishte ajo e paraqitur në “Ramon Sanchez Pizhuan” të dielën teksa u mund thellë 4-1 ndaj Sevillas. Humbja e dytë radhazi pas asaj në Champions ndaj PSG bëjnë që Barça ti lërë primatin në La Liga Real Madrid.

Ndeshja nisi shumë mire për vendasit e drejtuar nga Almeida, që e pane veten Brenda 36 minutave të para në avantazh të dyfishtë, falë golit të Alexis Sanches me 11 metërsh dhe pas një kundërsulmi të shpejtë të Romeros. Rashford rifuti në ndeshje katalanasit në fundin e pjesës së pare. Fraksioni i dytë ishte një monolog i lojtarëve miq me portën e skuadrës vendase. Lewandovsku humbi shansin më të mire me Lewandovskin që gaboi një 11 metërsh.

Pak minuta më vonë edhe Ronny Bardghi gaboi nga fare pranë portës dhe kur nuk shënon do të pësosh. Do të ishin vendasit që do të mbyllinin ndeshjen falë dy golave të Carmona dhe Adams, duke bërë që katalanasit të kapitullojnë në Seville. Hansi Flick nuk e bëri dramë humbjen dhe pyetjes së gazetarëve nëse kjo ishte humbja më e rëndë që nga koha kur drejton blaugranat u përgjigj: Jo humbja ndaj Interit në Champions sezonin e shkuar ishte humbja më e hidhur.

Ndërkohë prestigjozet spanjolle “Marca” dhe “AS” sigurisht i bëjnë jehonë ditën e sotme humbjes së thellë 4-1 të katalanasve ndaj Sevillas.

As
 
Marcaa
 

Ndalet ndërkohë edhe Atletico Madrid. Skuadra e Cholo Simeones pas 3 fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Champions, nuk shkuan më shumë se sa barazimi ndaj Celta Vigos.Starfelt shkaktoi autogol në minutën e 6, duke kaluar miqtë në avantazh. Megjithatë sfida për madrilenët u kompromentua pas daljes nga loja me karton të kuq të Lenglet. Celta barazoi në mesin e pjesës së dytë me Iago Aspas. Me këtë barazim Atletico mbetet me 13 pikë në vendin e 5.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×