Rrahën policin dhe thyen kamerat bashkë me derën e komisariatit/ “Arrest me burg” për njërin nga vëllezërit, lirohet nga qelia Kejni Selimllari

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Deni Selimllarin ndërsa ka liruar nga burgu duke vendosur masën “Detyrim paraqitjeje” për vëllanë e tij Kejni Selimllarin.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Dy vëllezërit, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç sulmuan një punonjës policie “për shkak të detyrës së tij”, ndërsa pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan me incidente, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuar efektivët që ndodheshin aty.

VENDIMI :
• Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasve D. S.dhe K. S. si të dyshuar për kryejen e veprave penale të “Goditje për shkak të detyës”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim prone me dashje”, parashikuar nga nenet 237/3, 238/3, 150 dhe 25, të Kodit Penal.
• Caktimin e masës sigurimi me karakter shtrëngues ndaj shtetasit D. S., atë të “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
• Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj të arrestuarit K. S..
• Detyrohet i arrestuari K. S. që në zbatim të këtij vendimi gjyqësor të paraqitet, pranë oficerit të policisë gjyqësore të martën e parë të cdo muaji, ora 11:00.
• Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit K. S. nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale apo për ndonjë dënim të dhënë me vendim gjyqësor.
• Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.
• Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm , duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi të arsyetuar.
-U shpall në Tiranë sot më datë 06.10.2025

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×