Florjan Binaj kandidat i opozitës?/ “S’presim konsensus absolut”, Erl Murati: Figurat jopartiake bashkojnë elektoratin gri!

Gazetari dhe analisti Erl Murati, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, duke u thelluar më tej te zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në programin e drekës në News24, Murati komentoi kandidaturën e vetëshpallur nga aktori dhe moderatori Florjan Binaj, kandidaturë që e mbështeti dhe PD-ja.

“Është pozitive si kandidaturë, pasi PD ka vendosur që të shoh përtej politikës. Kjo tregon një lloj vetëdije që ka lidershipi i PD për kuotat e larta.”, tha Murati.

Pyetjes nëse është vetëdije apo dorëzim nga ana e PD-së, Murati shtoi; “Nuk besoj se PD nuk ka figura të pëlqyeshme, por mendoj se do të ishte e udhës që opozita, të zgjedhë një figurë që të jetë përbashkuese në 2-3 plane. Të jetë bashkuese brenda PD-së. E dimë që dobësim i rolit të Berishës në PD, mund të sillte dhe pakënaqësi te një pjesë nëse do ishte brenda kësaj partie. Plani i dytë është që një kandidaturë jopartiake mund të bashkojë faktorët opozitarë. Lançimi i një figure jopartiake, sjell përbashkim më shumë të opozitës. Një figurë jopartiake, nga pikëpamja e ligjërimit publik do të ishte e udhës. Fakti që PD ka zgjedhur një figurë të tillë, grumbullon më shumë mbështetje dhe te elektorati gri.”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×