Dalin pamjet e momentit të arrestimit të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Autori i ngjarjes, i bënë në pranga tanimë nga Policia, qëlloi gjyqtarin me armë zjarri brenda në sallën e gjyqit.
Gjon Shkambi ka hapur zjarr edhe drejt personave të tjerë me të cilët ai ishte në proces gjyqësor, dosje e cila po shqyrtohej nga gjyqtari Kalaja. Të plagosur kanë mbetur 2 persona, babë e bir të cilët ndodhen tek Spitali i Traumës.
Mister mbetet si kaloi autori kontrollet në hyrje të Gjykatës së Apelit dhe hyri në sallën e gjyqit i armatosur duke kryer edhe masakrën pasditen e kësaj të hëne.
BalkanWeb