Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjin Gjoni: Një akt barbar! Autori të marrë ndëshkimin maksimal, shteti ka rënë

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni nëpërmjet një  postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit.

Ai ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e  trishtë, ndërsa e ka cilësuar si një gjyqtar me integritet të lartë që i shërbeu ligjit me ndershmëri dhe përkushtim.

Gjoni shtoi më tej se kjo ngjarje është një sirenë alarmi dhe se me këtë ngjarje e ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë.

Sipas tij është koha që shteti të marrë masa konkrete për sigurinë e gjyqtarëve , sepse çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe ligjit.

Postimi i plotë i Gjin Gjonit:

Dora e krimit u ngrit mbi togën e zezë, duke i marrë jetën Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë, Astrit Kalaja, të cilin kam pasur nderin ta njoh personalisht gjatë punës sime në sistemin e drejtësisë.

Astrit Kalaja ishte një familjar e qytetar model si dhe një gjyqtar me integritet të lartë, që i shërbeu ligjit me ndershmëri e përkushtim.

Ky akt i rëndë nuk është vetëm një tragjedi personale per familjen Kalaja, por pasqyrë e thellë e dështimit të institucioneve në mbrojtjen e punonjësve të drejtësisë. Si ish-koleg dhe ligjvenes në Kuvendin e Shqipërise e dënoj me forcë këtë akt barbar dhe kërkoj që autori të marrin ndëshkimin maksimal, si shembull për të gjithë.

Kjo ngjarje është një sirenë alarmi për situatën e sigurisë në sallat e gjyqeve, ndaj njerëzve të drejtësisë në veçanti por edhe për nivelin alarmantë të situatës së krimit në Shqipëri. Me këtë ngjarje të ndodhur në institucionin e drejtësisë shteti ka rënë.

Është koha që qeveria të marrë masa konkrete për sigurinë e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të drejtësisë, sepse çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj shtetit dhe ligjit.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen.

U prefsh në paqe Astrit Kalaja

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×