Masakra tek Apeli/ U plagosën në sallën e gjyqit pas konfliktit për pronën, si paraqitet gjendja shëndetësore e babë e bir

Babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur në masakrën brenda Gjykatës së Apelit dje në Tiranë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se dy të plagosurit, ndodhen në spital, por fatmirësisht në gjendje të mirë.

Mësohet se Rakip Kurtaj iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa djali i tij ka marr plagë në dorë. Ata po qëndrojnë në spitalin e Traumës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Zanafilla e sherrit mes dy familjeve ka në qendër të saj një pronë, e cila për shumë vite është endur dyerve të gjykatës, ku secila palë pretendon pronësinë. Ervis Shkambi, teksa shoqëronte xhaxhain e tij, Gjin Shkambi, pasi gjyqtari Astrit Kalaja dha vendimin në favor të palës tjetër (të të plagosurve Kurtaj) nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr në drejtim të njeriut të drejtësisë. Më pas qëlloi në drejtim të babë e bir, duke i lënë të plagosur.

Fill pas krimit, ai ia dorëzoi armën e krimit nëpunësit të gjykatës, ndërsa në dalje të godinës njoftoi policinë se ishte ai autor i krimit të rëndë. Gjyqtari Kalaja humbi jetën pa shkuar në spital, pasi në trup mori tre plumba. Vrasja tronditi mbarë opinionin publik, ndërkohë që pas hekurave është Elvis Shkambi, Gjin Shkambi dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×