Celibashi pyetet në komision për dekretin e Presidentit: KQZ s’ka autoritet për të vlerësuar kushtetutshmërinë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar sërish dekretin e presidentit Bajram Begaj, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Përballë sekretarit të Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi, Celibashi iu përgjigj akuzave të opozitës, në Komisionin e Ligjeve.

Ai tha se KQZ nuk ka autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit.

“KQZ nuk është në autoritetin për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit, por në kuptim të përgjegjësisë ka detyrimin për të përgatitur procesin zgjedhor.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×