Kryetari i PD-së, Sali Berisha teksa është pyetur për faktin nëse kishte ardhur koha që politika të qëndronte larg dhe të frenonte gjuhën e akuzave ndaj sistemit të drejtësisë, tha se ai informonte shqiptarët për të vërtetën.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se gjithmonë ka thënë të vërtetën.
“Mos krahasoni të pakrahasueshmen! Ccfarë mund t’ju them! Është e vërtet, por jam kryetar i opozitës. Nëse ti mban në detyrë një gjykatëse delinkuente dhe e mban për qëllime politike, se ka dosjen e Ilir Metës apo të tjerët kujt, ti damkos drejtësinë. Nuk mund të mos ju flas shqiptarëve të vërtetën. Nëse kam folur për Irena Gjokën, jeni dëshmitarë që për çdo denoncim kam nxjerr të vërtetën. Kam deklaruar se e kam shkarkuar për korrupsion. Kam deklaruar se është përzënë nga Greqia për mungesë dokumentesh. E ka mohuar. Kam nxjerr dokumentet. Kam deklaruar se ka qenë e dënuar me burg. E ka mohuar. Kam deklaruar se ajo këto nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Dhe kjo përbën krim. Ky mercenar, ushtar i Imer Lalës, (Dumani), amniston krimin elektoral! Kam paraqitur para jush dosjet.”, tha ai.
BalkanWeb