Berisha: Ish-këshilltari i Trump tha se Rama është në rreth të kuq, por e mbron…

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke ju referuar deklaratës së ish-këshilltarit të Trump, George Papadopoulos, theksoi se Edi Rama ndodhet në rreth të kuq.

Ai tha se Rama nuk i ka marrëdhënie të mira me amerikanët, por sipas tij, e mbron kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani.

Berisha: George Papadopoulos në mandatin e parë një person që u përpoqën ta korruptojë dhe ta bëjnë pjesë të vetë sorosianët dhe sorosistët e majtë, por qëndroi dhe u përball me burgjet e tyre dhe mbeti i vendosur.

Zotëria në intervistën e tij tha se Edi Rama është në rreth të kuq.

Dhe se nuk shpëton. Sepse është një me MccGonigal dhe e mbron Altin Dumani.

Sepse nga MccGonigal ka hequr licenca nafte dhe ka dhënë licenca nafte.

Sepse ka paguar MccGongigal për të përndjekur opozitën shqiptare. Sepse MccGonigal ishte element kryesor i një komploti. Në komplotin më të madh në histori që bëri për të pëmbysur presidentin e SHBA pasi të zgjidhej.

Edi Rama dhe ju e dëgjuat, dhe nuk u ndal në dosjen tjetër të ducckës me kinezët. Edi Rama është i lidhur kokë e këmbë me dosjen e drogës. Besoj se ju i ndiqni lajmet. Aktualisht armiku numër një për SHBA janë kartelet e drogës.

E keni parë se si po gjuajtën anijet në ujërat ndërkombëtare. Nëse gjeni një ne Evropë një kryeministër si Edi Rama me klanet e drogës, a dini ju ndonjë tjetër të ketë lidhje me klanet e drogës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×