Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Detajet e takimit i ka bërë publike Delegacioni i BE në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale duke evidentuar mesazhet e Gonzato ku ndër të tjera theksohet se “në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, kjo dinamikë duhet të shoqërohet me transparencë dhe gjithëpërfshirje”.
Ambasadori Gonzato, thuhet gjithashtu në njoftimin e Delegacionit të BE, theksoi gatishmërinë e Delegacionit të BE-së për të punuar ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për integrim, veçanërisht në avancimin e reformave dhe në shpjegimin për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe aktorët shtetërorë të implikimeve të këtij rrugëtimi evropian dhe kontributit që ata mund të japin në të”.
Njoftimi nga Delegacioni i BE
Ambasadori Silvio Gonzato u takua me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, ku kjo dinamikë duhet të shoqërohet me transparencë dhe gjithëpërfshirje, Ambasadori Gonzato theksoi gatishmërinë e Delegacionit të BE-së për të punuar ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për integrim, veçanërisht në avancimin e reformave dhe në shpjegimin për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe aktorët shtetërorë të implikimeve të këtij rrugëtimi evropian dhe kontributit që ata mund të japin në të.
BalkanWeb