“Kur bie siguria, bie edhe qeveria”, Balliu: Vrasja e gjyqtarit, dëshmi e rënies së rendit dhe shtetit në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, duke e cilësuar ngjarjen si dëshmi të rënies së rendit dhe shtetit në Shqipëri.

Në një deklaratë publike, Balliu shpreh indinjatën për mënyrën se si autoritetet po reagojnë pas një prej sulmeve më tronditëse që ka përjetuar ndonjëherë sistemi i drejtësisë në vend.

“Siguria në vend ka rënë ndjeshëm. Në vend që Ministria e Brendshme të mbajë përgjegjësi, ajo zgjedh të shpifë, duke thënë se policia nuk ka detyrë të garantojë sigurinë në gjykata,” u shpreh Balliu.

Ai akuzon qeverinë se, në vend të marrjes së përgjegjësisë për degradimin e rendit publik, kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke fajësuar institucione të tjera. Sipas tij, mungesa e sigurisë për një gjyqtar brenda sallës së gjyqit ngre një alarm serioz për gjithë shoqërinë.

“Kur gjyqtarët nuk janë të sigurt brenda sallës së gjyqit, sa të sigurt mund të jenë qytetarët e thjeshtë në rrugët e vendit?” – pyet ai.

Balliu përfundon deklaratën me një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë:
“Rënia e sigurisë është rënia e shtetit. Dhe kur bie siguria, bie edhe qeveria.”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×