Tri programe studimore në Universitetin Fan S. Noli pa studentë të regjistruar, Rektori: Një do të mbyllet, dy do të riorganizohen. Ja çfarë do të ndodhë me pedagogët…

Këtë vit akademik Universiteti Fan S. Noli në Korçë po përballet me sfida të reja, pasi 3 programe studimore, si Gjuha Frënge, Gjuha e Pakicave dhe Ekonomiksi nuk kanë asnjë student të regjistruar. Rektori i këtij universiteti, Lorenc Ekonomi në një intervisTë për NeËs24 bën të ditur se këto programe mund të riorganizohen Brenda degëve të tjera.

Për shefin e Departamentit të Letërsisë në Universitetin “Fan S.Noli”, Eris Rusi futja e ciklit të tretë të studimeve doktorale për degën “Gjuhë pakicash”, në bashkëpunim me një universitet në Rumani mund të tërheqë studentët të regjistrohen.

Sa i takon programit studimor Ekonomiks, pjesë e Fakulteit Ekonomik, rektori thotë se departamenti përkatës pritet të marrë vendimin për mbylljen e tij, pasi prej 3 vitesh nuk ka asnjë student të regjistruar.

Pavarësisht se këto programe studimore rrezikojnë të mbyllen, rektori Lorenc Ekonomi thotë se pedagogët nuk do të mbeten të papunë.

Në Universitetin “Fan S.Noli” të Korçës deri tani rezultojnë të regjistruar 482 studentë në ciklin Bachelor dhe programet 2-vjeçare, ku kërkesat më të larta janë shprehur për degët e infermierisë dhe ekonomikut. Rritje këtë vit kanë pësuar edhe regjistrimet në programet e Fakultetit të Bujqësisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×