Lë futbollin e luajtur, Jordi Alba thotë mjaft

Jordi Alba ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i njohur thotë mjaft pikërisht në moshën 36-vjeçare, pas një karriere shumë të pasur.

Jordi Alba ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës për më shumë se një dekadë, duke fituar një sërë trofesh përfshirë 5 tituj të La Ligës, 5 Kupa të Mbretit, dhe 1 Champions.

Aktualisht, ai luan te Inter Miami, me skuadrën e MLS që është e fundit në karrierën e tij.

“E mora këtë vendim me bindje dhe lumturi, sepse ndiej se kam ecur në këtë rrugë me gjithë pasionin që munda të mbledh”.

“Dhe tani, është koha të nis një rrugë të re. Futbolli më ka dhënë gjithçka. Faleminderit ekipeve, trajnerëve, shokëve të ekipit, stafit dhe rivalëve të mi.

Faleminderit Atletico Centro Hospitalense, Cornellà, Nastic de Torregona, Valencia, Barcelona, ​​​​ekipi kombëtar spanjoll dhe Inter Miami. Ju më mësuat se fanella jo vetëm ndihet, por edhe jetohet.

Faleminderit babait tim, familjes sime, faleminderit të gjithëve”- shkruajti ai në rrjetet sociale.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×