Reforma Zgjedhore, Celibashi: Partitë politike nuk duhet të dominojnë administrimin e procesit siç bëjnë sot

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka folur për nevojën e një reforme zgjedhore që do të diskutohet dhe ndërmerret në vijim, duke theksuar rëndësinë e shkëputjes së partive politike nga kontrolli i drejtpërdrejtë mbi administrimin e procesit zgjedhor.

“Jam për këtë, partitë nuk duhet të kenë aq të drejta në administrimin e procesit zgjedhor sa kanë sot,” deklaroi Celibashi. Sipas tij, ndërsa partitë nuk duhet të përjashtohen krejtësisht nga administrimi në komisionet zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, ato nuk duhet të jenë aktorët kryesorë në këtë proces.

Celibashi propozoi që administrimi në KZAZ dhe në qendrat e votimit të mos jetë më në duart e përfaqësuesve partiakë, por të individëve jashtë strukturave partiake. “Partitë mund të kenë vëzhgues me disa të drejta më shumë se vëzhguesit e tjerë, ose një pjesë të anëtarësisë në këto komisione,” shtoi ai.

Ai gjithashtu shprehu skepticizëm për idenë e administrimit ekskluziv nga nëpunësit civilë apo punonjësit e administratës publike. “Nuk jam shumë me idenë e mazhorancës me një administratë me nëpunës civilë apo ata që punojnë në administratën publike shqiptare, jo vetëm ata,” u shpreh Celibashi.

Duke folur për rolin e opozitës, ai pranoi se ndonëse ai personalisht nuk ka problem me këtë model, situata mund të jetë më sfiduese për opozitën.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×