Tetori Rozë, Rama mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe luftën kundër kancerit të gjirit.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare dhe 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Fushata sensibilizuese vijon në të gjithë Shqipërinë, me qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundjes që prek mijëra gra çdo vit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×