“Qesh ti Taulant”, Bardhi akuza të forta mazhorancës: Si përfitoi babai i Suel Çelës 150 mijë euro nga fondet e OLAF-it

Vijojnë debatet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa demokrati Gazment Bardhi ka lëshuar ‘lumë’ me akuza në drejtim të mazhorancës. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për debatin që Bardhi bëri me socialistët.

Ai akuzoi mazhorancën se një nga përfituesit e fondeve të OLAF-it është dhe babai i Suel Çelës, një personazh i përfolur në botën e krimit.

“Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën. Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës.

Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera. Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat. Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni ne i kemi dokumentet. Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim. Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin.”, tha Bardhi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×