“Koçiu lau duart”/ Berisha për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Rama e kaloi sigurinë e gjykatave nga Policia e Shtetit, tek ajo e xhepit

Berisha dënoi ngjarjen e rëndë që ndodhi brenda gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Ai tha se ligji që mbronte gjykatat, u ndryshua nga kryeministri Edi Rama në 2020-ën.

“Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por ai nuk mund ta kryente kurrë aktin nëse shteti do të ishte shtet e jo narkoshtet.
Salla e gjyqit pretendohet të jetë vendi më i sigurt për vetë kompleksitetin e proceseve. Në sallën e gjyqit u shpreh një batare kundër një gjykatësi sikur të ishte në mes të rrugës sikur të ishte në një shesh apo kafene, jo në një institucion shtetëror.
Dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020 Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të 2010-ës, i cili ngarkonte policinë e shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.
Edi Rama e kalon sigurinë nga policia e shtetin në policinë e xhepit. Merr vendim ku ia heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart, policia s’ka gisht thoshte”, tha ai.

vijon/…

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×